Tayna feston ditëlindjen e 23-të, befasohet me tortë e lule në festë

Tayna feston ditëlindjen e 23-të, befasohet me tortë e lule në festë

Reperja e njohur kosovare, Tayna, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 23-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Tayna vendosi që përvjetorin e 23-të ta festojë në Tiranë, në një festë private mes miqsh.

Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga festa e mbrëmshme, ku shihet se torta dhe befasitë me lule nuk kanë munguar.

“Urime ditëlindjen për mua”, shkroi reperja nga Prizreni në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqte tortën e ditëlindjes.

Tayna edhe pse vetë, 23 vjeçe numëron suksese të shumta në karrierën e saj muzikore që ka ndërtuar tash e gati dy vite.

Ajo është një prej repereve më të pëlqyera të estradës, teksa vetëm pak ditë më parë ka prezantuar këngën e saj më të fundit “Sorry”.