Remzie dhe Nexhat Osmani vizitojnë familjen Abazi nga Gjilani, u dalin në ndihmë duke u dhuruar të ardhurat nga koncerti

Remzie dhe Nexhat Osmani vizitojnë familjen Abazi nga Gjilani, u dalin në ndihmë duke u dhuruar të ardhurat nga koncerti

Këngëtarja e njohur shiptare, Remzie Osmani, u ka dalë së fundmi në ndihmë familjes Abazi nga Gjilani, nga e cila humbën jetën dy vëllezër nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Ajo ka publikur së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e realizuar në këtë familje bashkë me vëllanë e saj, Nexhat Osmanin.

Dy këngëtarët vëlla e motër i kanë dhuruar të gjitha paratë e mbledhura në koncertin e fundit të mbajtur në Boston, për familjen në fjalë.

“Koncerti i të ardhurave tona në Boston, iu dedikua familjes Abazi që humbën dy djemtë në tërmetin e Shqipërisë”, shkroi Remzie Osmani në Instagram.

Familja Abazi nga Livoçi i Gjilanit, e cila nga tërmeti i së martën në Shqipëri, ka humbur dy djemtë Shemsedin dhe Isa Abazin, po vizitohet nga shumë qytetarë e përfaqësues të institucioneve të cilët përveç ngushëllimeve po ndihmojnë në mënyra të ndryshme.

Kujtojmë që familes në fjalë u kanë dalë në ndihmë edhe disa emra tjerë të njohur të estradës shqiptare si: Ermal Fejzullahu, Tayna etj.