Mediat italiane zbulojnë transferimin e parë të Interit në afatin e janarit

Mediat italiane zbulojnë transferimin e parë të Interit në afatin e janarit

Rodrigo De Paul duket se do të jetë goditja e parë e Interit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Udineses dhe mesfushori argjentinas pritet të vihet nën urdhrat e Antonio Contes që në fillim të muajit janar.

Interi nuk po kalon mirë me lëndime, pasi aktualisht jashtë fushës janë emra si  Roberto Galgiardini, Nicolo Barella e Stefano Sensi.

De Paul shihet nga Conte si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe për më tepër, argjentinasi ka moshë të re dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian.

Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme.