Guardiola kërkon një përforcim nga Barcelona

Pep Guardiola kërkon transferimin e një mbrojtësi nga Barcelona.

Pavarësisht deklaratave të mëparshme të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, se nuk do të bënte ndërhyrje në merkaton e dimirt, me problemet në mbrojtje duket se spanjolli ka ndryshuar mendje.

Objektivi i Citinzens për në Janar është pikërisht të përforcojë repartin e prapavijës, që me mungesën e Aymeric Laporte po has shumë vështirësi.

Alternativa e Citizens për të mbushur këtë boshllëk quhet Samuel Umtiti. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë. Kjo situatë e krijuar te katalanët mund ta shtyjë francezin t’i bashkohet ekipit të Guardiolës që në janar.