Xhada Arnauti, shkrimtarja me origjinë shqiptare është kandidate për kryeministre në Liban. Arnauti është emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadat e fundit ishte larguar në ekzil, në Kanada.
Ajo është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.
Xhada konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.
Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.