Lëvizin ‘gurët’, Kurti i shkruan Mustafës për takimin e radhës

Lëvizin ‘gurët’, Kurti i shkruan Mustafës për takimin e radhës

As sot nuk do të ketë takim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për përmbylljen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Kjo për arsyen se Kurti aktualisht ndodhet në Berlin, atje ku po qëndron edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se partia e saj pret që Vetëvendosje  ta thirrë takimin e rradhës.

E përgjigja e VV-së nuk ka vonuar.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për lajmi.net ka konfirmuar se Kurti i ka shkruar Isa Mustafës për takimin e rradhës.

Sipas tij, Kurti e Mustafa mbajnë vazhdimisht kontakte.

“Z.Kurti e mban kontaktin me kryetarin e LDK-së. Mund të jemi gabim, sepse z.Kurti ndodhet në Berlin me tri konferenca të ndryshme atje, mirëpo, me sa dimë ne, z.Kurti i ka shkruar së fundi prof.Mustafës”, thuhet në përgjigjën e Manxhukës.

Marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së është vështirësuar së fundit me pretendimet e partisë së Isa Mustafës që në kuadër të marrëveshjes mes dy partive të përfshihet edhe posti i presidentit.

Një ide e tillë po kundështohet fuqishëm nga Vetëvendosje, sipas të cilëve fillimisht duhet të plotësohen pozitat boshe, ajo e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.