Thaçi në Berlin takohet me Frank Wisner dhe Catherine Ashton

Thaçi në Berlin takohet me Frank Wisner dhe Catherine Ashton

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi në vitin 2005-2006 Frank Wisner dhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre