Kusari-Lila i përgjigjet ashpër burrit të Vjosa Osmanit

Kusari-Lila i përgjigjet ashpër burrit të Vjosa Osmanit

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu sot ka deklaruar Vetëvendosje ka tani vetëm 28 deputetë, pasi Mimoza Kusari-Lila është deputete e Alternativës.

E për këtë ka reaguar sot kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se ligjërisht ajo është deputete e Vetëvendosjes dhe është jokorrekte nga LDK të përdoret emri i saj për një qasje të bashkëpunimit mes dy partive.

“Është jokorrekte nga LDK të përdorë në thelb emrin tim për një qasje të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Çka do të ndodhte nëse NISMA nuk do ta kalonte pragun e që atëherë VV do të kishte 32 deputetë e LDK 29?”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ajo pavarësisht se përfaqëson Alternativën nuk dëshiron që dikush të përdorë këtë situatë për kalkulime pas zgjedhore..