Ismet Kryeziu për LDK’në: Qytetarët nuk falin më mashtrimet dhe pazaret politike

Ismet Kryeziu për LDK’në: Qytetarët nuk falin më mashtrimet dhe pazaret politike

Drejtori i KDI’së, Ismet Kryeziu ka thënë se LDK’ja duhet të ketë kujdes me këtë sjellje pasi qytetarët nuk falin më mashtrimet, treguan zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryeziu po thotë se zgjedhjet e 6 tetorit treguan më së miri se elektorati nuk fal më mashtrimet dhe i ndëshkon ato me votën e tyre.

Ai po thotë se realiteti i ri politik në Kosovë, nuk është se LDK ka dal partia e dytë në vend pas 6 tetorit, por që VV është e para dhe PDK e treta.

Reagimi i plotë:

Realiteti i ri politik ne Kosove nuk eshte krijuar pse LDK-ja si subjekt politik ka dal e dyta, por pse VV-ja ka dal e para edhe PDK-ja ka shkuar ne opozite.

Ky ndryshim s’ka ndodhur vetem per t’i nderruar disa pushtetare me disa tjere, por per sjelljen dhe etiken e partive politike, menyren se si ato ndertojne koalicione dhe per vlerat me te cilat ato do te udhehiqen gjate qeverisjes. LDK-ja po duket sikur po deshiron qe me shume te marre me vete nga e kaluara e me pak te pranoj nga ajo qe njerezit duke besuar kane votuar.

Karremi me besimin per vlera qeverisese e koalicione pa pazare, nese del te jete mashtrim?! Kjo do te ishte mashtrimi me i madh elektoral qe ka ndodhur.

Elektorati s’mund ta rikthej voten tani edhe do e perbij kete mashtrim, por 6 tetori ka treguar se elektorati s’fal me!..