z.Ragmi Mustafa i paraqet z.Albin Kurti vendimin e paluhatur të shqiptarëve të L.Preshevës për ribashkim me Republikën e Kosovës

z.Ragmi Mustafa i paraqet z.Albin Kurti vendimin e paluhatur të shqiptarëve të L.Preshevës për ribashkim me Republikën e Kosovës

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa së bashku me zv.kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së z. Shpat Aliu janë takuar me kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, ku z.Mustafa në profilin e tij zyrtar në facebook ka shkruar:

Një takim i ngrohtë, vëllezror e aq më tepër politik në selinë e Vetvendosjes me kryetarin e saj e kryeministrin në ardhje të Republikës së Kososovës z. Albin Kurti bashkë me zëvendëskryetarin e Këshiillit Kombëtar në Luginë të Preshevës z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së z. Shpat Aliu.

Në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb. Padyshim se në hollësi është njohtuar z. Kurti me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve. Ishte një ikurajim për ne sepse z. Kurti ka një potencial të jashtëzakonshëm për të dëgjuar parafolësin dhe për t'i dhënë zgjidhje secilit problem.

Gatishmëria e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës është në nivelim më të lartë madhërie. Edhe para z. Kurti bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare.

Zotimet e kryeministrit në ardhje janë shumë bindëse se qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndroj përkrah kërkesave legjitime dhe në mbështetje të plotë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në përmbyllje të takimit porosia e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës ishte që takimet midis nesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim konsultimi e kordinimi të proceseve politike brenda rajonit e më gjërë.

RM.