• E mërkurë / Apr-01 12:39
  • Kontakt

Skandal: APN keqpërdor mikpritjen në Zvicër, reagojnë organizatorët e ''Albanian Swiss Civic League''

Skandal: APN keqpërdor mikpritjen në Zvicër, reagojnë organizatorët e ''Albanian Swiss Civic League''

Para disa ditëve në Zvicër është krijuar "Lidhja Qytetare Shqiptaro- Zvicërane" e cila do të promovojë kulturën dhe identitetin shqiptar në shtetin zvicrran.

Në këtë event pos mysafirëve të tjerë prezent ishte edhe ish kongresmeni Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyes DioGuardi.

Sipas deklarimit në rrjetin social facebook më date 24 nëntor 2019 kryetari i degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti së bashku me zv.kryetarin e APN-së Armend Aliu ishin pjesmarrës në atë takim ku z.Pajaziti ishte shprehur:

"Në Zvicër u themelua Lidhja Qytetare Shqiptaro Zvicërane e cila do të promovojë kulturën dhe identitetin shqiptar në Zvicër.

Në këtë takim prezent ishte edhe ish kongresmeni Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyes DioGuardi me të cilët bashkë me zv.kryetarin e Alternativës për Ndryshim, Armend Aliun, patëm rastin të takohemi.

Alternativa për Ndryshim do të rris intensitetin e rrjedhës së informatave rreth situatës në Luginë të Preshevës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sidomos përmes lobistëve siç janë bashkëshortët DioGuardi dhe miq të tjerë të çështjes shqiptare në SHBA."

Pas publikimit të kësaj deklarate kanë reaguar Këshilli Organizativ i “Lidhja Qytetare Shqiptaro- Zvicërane”, ku i kanë demaskuar deklarimet e z.Pajaziti si të pavërteta, ku të dy nuk kanë pasur ftesa speciale por kanë qenë të ftuar si të gjithë qytetarët e tjerë, ku z.Pajaziti dhe z.Aliu kanë keqpërdorur këtë takim rasti për poena politike.

Këto janë deklarimet e anëtarëve të këshillit organizativ: