Motra e Ronaldos i reagon ashpër Van Dijkut: Fito tituj, pastaj mund të flasësh

Motra e Ronaldos i reagon ashpër Van Dijkut: Fito tituj, pastaj mund të flasësh

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, i ka reaguar ashpër Virgil Van Dijkut në Instagram, pasi mbrojtësi holandez i Liverpoolit bëri shaka se sulmuesi i Juventusit nuk ishte rival i vërtetë për Topin e Artë 2019.

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit ishte i dyti në radhitjen për Topin e Artë këtë vit, duke bërë kështu që Lionel Messi të thyejë rekord duke e fituar këtë çmim për herën e gjashtë në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Van Dijku përfundoi më lart sesa Ronaldo në këtë garë, pasi që portugezi mora vota vetëm mjaftueshëm për të qenë i treti, pas kampionit të La Ligës Messit dhe fituesit të Ligës së Kampionëve Van Dijkut.

Van Dijku e ngacmoi Ronaldon në Paris të hënën, duke thënë se nuk e kishte kuptuar se edhe sulmuesi i Juventusit kishte qenë me të vërtetë në garë për këtë çmim, pasi portugezi nuk shkoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2011 kur Ronaldo s’ka arritur të jetë në top dyshe për Topin e Artë dhe motra e Ronaldos nuk mbeti aspak i kënaqur me shakanë e Van Dijkut, gjë të cilën e bëri të qartë përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Tani, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo ka qenë dhe është kthyer me mijëra herë nga atje ku po shkon ti tani”, shkroi Katia në Instagramin e saj.

“E sheh, i dashur Virgil, ai Cristiano Ronaldo është tri-herë kampion i vendit ku ti je duke luajtur për disa vite dhe ende s’ke arritur ta fitosh trofeun”.

“Cristiano Ronaldo madje ishte lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në vendin ku tani ti luan, Virgil. Meqë ra fjala, unë isha edhe më e re në moshë sesa ti”.

“Pastaj, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i mrekullueshëm në histori të futbollit”.

“Real Madrid, a do të thotë kjo diçka për ty Virgil? Ndoshta po, sepse, me atë klub, ky Ronaldo të mposhti në finale të Ligës së Kampionëve. Nga këta Topa të Artë, Ronaldo i ka pesë, Virgil”.

“Dhe ai djaloshi Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij ta shkatërruan Holandën në një finale. A ishte e vështirë, Virgil? Neve na vjen keq. Dhe, i dashur Virgil, në njërin ndër sezonet më së paku të suksesshme të karrierës së tij, Cristiano Ronaldo ka fituar më shumë tituj sesa ti. E mrekullueshme, apo jo?”

“Tani Virgil, shko fito tituj që kanë vlerë dhe pastaj ne mund të flasim. Kur ti t’i kesh disa të rëndësishëm, mund të ulesh në një tavolinë me Cristianon. Për mua, ti Cristiano je dhe do të mbetesh lojtari më i mirë në botë”.