Rama thirrje Bashës: Është koha për bashkëpunim, të ulemi për shqiptarët, të dëgjojmë propozimet e opozitës

Edi Rama i bën thirrje opozitës që të ulen pa humbur kohë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete për situatën pas tërmetit.

Në një postim në Twitter kryeministir Edi Rama i drejtohet Bashës, ku i thekson se duhet të ulen në tryezë për  shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike. Lulzim  Basha është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati! Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”, është shprehur Rama në Twitter.  

Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u dha urdhër strukturave  se duhet të mbajnë konktakte me qytetarët e prekur nga tërmeti për të evidentuar nevojat e tyre. Ai iu theksoi demokratëve se s’duhet përdorur politikisht fatkeqësia e madhe.

51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Sot ka humbur jetën në spitalin e Traumës, Xhesika Biqiku, vajza 20-vjeçare që i ra tulla në kokë në Kombinat.