Berisha reagon ndaj Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave

Berisha reagon ndaj Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat.

Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar.

Berisha ju ka bërë thirrje mediave që të raportojnë me guxim dhe objektivitet.


Ndal terrrorit mbi mediat!

Miq, ne mbledhjen e narkoqeverise kreu i Meduzes shpalli gjendjen e jashtezakonshme ndonese ligjet e vendit dhe kushtetuta sanksionojne detyrimin per shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore. Por nga ajo mbledhje qytetaret degjuan me shume per kercenimet e kreut te saj ndaj mediave dhe portaleve qe e “helmojne” Edvinin, se sa per fondin fillestar qe vihet ne dispozicion per perballimin e gjendjes dramatike te krijuar nga goditja nga termeti dhe ne ndihme te te demtuarve te tij.

Ne perputhje me kete deklarate kercenuese ndaj mediave kreu i meduzes inauguroi gjendjen e jashtezakonshme duke urdheruar dje arrestimin e gazetareve te nje portali te njohur informativ Jeta Osht Qef dhe duke sulmuar perseri mediat tek komunikonte me Tele Blushin me ndihmen e gazetarit te tij Merhum Velia.

Denoj me ashpersine me te madhe kete terror kriminal ndaj gazetareve dhe mediave te pavarura nga kreu i meduzes dhe kerkoj lirimin e menjehershem te gazetareve te arrestuar si dhe ju bej thirrje mediave te raportojne me guxim dhe objektivitet te gjitha aspektet e situates dramatike te te demtuarve nga termeti i dates 26 nentor. sb