Fjalimi i z.Ragmi Mustafa në Konferencën mbarëkombëtare të organizuar në MPJ të Shqiprisë

Fjalimi i z.Ragmi Mustafa në Konferencën mbarëkombëtare të organizuar në MPJ të Shqiprisë

Fjalimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa në Konferencën mbarëkombëtare "Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor” të organizuar në MPJ të Shqiprisë

I nderuar që në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të marrë pjesë në këtë Konferencën Mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”
....
Kërkova angazhim të shtuar e proaktiv diplomatik në mbështetjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës :

➡️Hapja e Konsullatës Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës;
➡️Shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me pasaporta të Republikës së Shqipërisë
➡️Formimi Këshillit të rregullt Konsultativ e Bashkërendues .;
➡️ Krijimin e një strategjie të përbashkët afat-mesme në ushtrimin e bashkërenduar të aktiviteve në funksion të avancimit të çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
➡️ Krijimin e urave të komunikimit dhe shkëmbimit mes institucioneve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Në fushën e Arsimit, Kulturës, Informimit, Administrimit Publik, Biznesit dhe veprimtarive të tjera në dobi të ndërsjellët.
➡️Përfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të gjitha programet nacionale të dikastereve ministrore si dhe në kalendarët e veprimit vjetor;
➡️Sigurimin e të gjitha teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
➡️ Krijimi të fondit të posaçëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mbështetje financiare për vitet në vijim në linja buxhetore prej 0.3% për Luginën e Preshevës.
????Mbi të gjitha: Duke qenë në fakt të përjashtuar nga dialogu me Qeverinë e Serbisë dhe duke pasur parasysh se një mori problemesh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë pjesë përbërëse të kontekstit Kosovë-Serbi, ne jemi thellësisht të bindur se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë temë e trajtuar në tavolinën e negociatave për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Prishtinës dhe Beogradit. Përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në marrëveshjen përmbyllëse është garancë për paqe të qëndrueshme dhe për paqe në mes popujve e midis popujve në rajon.
...
Pjesë nga fjala e mbajtur në konferencë.