Matoshi ankohet në MKRS: Ministri s’ka njohuri për punën e artistëve

Adriana foli edhe për filmat “Shpija e Agës”, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” dhe “Zana”.

Ajo tha se pasi përfundoi xhirimet e filmit “Zana”, iu desh të shkojë te psikologu për 2 muaj, ndërkohë tregoi se pasi pa premierën për herë të parë në disa momente është frikësuar.

“Kam shkur nja 2 muaj edhe te psikologu mbasi që i kam kryer xhirimet për me dal prej gjendjes emocionale se unë fillova me pa ëndrra, ankthe. Kur e kom pa premierën e filmit, unë nuk e kam pa çka kanë bërë ata në montazh edhe qysh kanë fut muzika sene, ka pas momente kur unë bajsha jo, jo, jo, jam tut, kam pas një dhimtë  tepër shpirtërore edhe atë natë kam perfundu me flejt me dritë dhez se diçka tepër jam trishtu “, tha ajo.

Ndryshe “Zana” synon festivalin prestigjioz “Oscar”, por Ministra e Kulturës, ndau vetëm 15.000 euro për të gjithë aktorët. E për këtë Adriana ka kritika për ministrin Kujtim Gashi, për të cilin tha se nuk e ka parë asnjëherë në ndonjë shfaqje.

“Ministria e Kulturës me komplet ekipin e zyrtarëve të lartë  fotokopjes do njerëz qaty qe punojnë shkojnë e qojnë prej një zyrës në një zyre një letër, protokolloje futja një vule, ata njerëz kanë shku në Venedik, domethënë edhe u kanë publike, diçka shuma rreth 200 mijë euro, që kanë ba shpenzime, njerëz që nuk janë të artit, as ministri i kulturës nuk është njeri i artit. Ministrin e Kulturës kurrë jeta jem nuk e ka pa me një shfaqje ose në një premier të filmit, unë e kom pa kështu në televizor, qe edhe nuk e di as çka ka fol, domethënë ai njeri s’ka lidhje me punën që duhet me u përkrah artisti se ma mirë se artistët edhe sportistët që ta promovojnë shtetin, kështu me shpejtësi të madhe nuk mundet askush tjetër”, tha Matoshi.

Përveç punës si aktore, Adriana së fundi u bë pjesë e “Dardaneve”, duke përkrahur djelmoshat e Kombëtares së Kosovës.