Tifozët e Chelseas kërkojnë largimin e Antonio Contes nga posti i menaxherit.
Mediat angleze raportojnë se trajneri italian ka prishur raportin me disa prej anëtarëve të stafit teknik e kjo ka sjell edhe pakënaqësinë e tifozëve në drejtim të tij.
Conte pritet të largohet nga skuadra e “Blues”, pas përfundimit të këtij sezoni.
Ai ka ofertë nga Milan, Kombëtarja e Italisë por është përmendur edhe si objektiv për trajner të ri te Paris Saint-Germain.