Barcelona befason me vendimin për Vidalin

Aleix Vidal është më afër qëndrimit te Barcelona se largimit nga klubi katalan.

Aleix Vidal gjatë gjithë afatit kalimtar të janarit spekulohej me largim nga Barcelona.

Por, e përditshmja sportive italiane “Mundo Deportivo” shkruan se mbrojtësi në fund mund të mbetet në Camp Nou.

Për momentin, Vidal është më afër qëndrimit te Barcelona se largimit nga klubi katalan.

Së fundmi, ish ylli i Sevillas ka zgjuar interesim nga Roma por klubi italian ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i Manchester United, Daley Blind.