''On Records'' i'a ''vjedhin'' Rinës instagramin me 500 mijë followersa

Rina muajt e fundit u ‘zhduk’ papritmas nga rrjetet sociale.

Tashmë ish-menaxheri i saj, Met Elshani, kishte deklaruar se reperja nuk është më pjesë e “On Records”, shkruan lajmi.net.

Madje, llogaria e saj në Instagram, e cila ka afro 500 mijë ndejkës iu mor nga kompania, pasi sipas Elshanit me kontratë kjo llogari i takon “On Records”.

Kjo faqe tashmë figuron si “Onrecordsofficial”, e përmes një postimi të fundit, motra e Rinës, Rudina ka treguar se kanë nisur peticion për t’ia kthyer Instagramin reperes.

“T’ia rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”, titullohet peticioni i nisur për Rinën.

Në shpjegimin e pecitionit janë fjalët “Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja e kompanisëm Rina Balaj dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë”.

Fansat e reperes kanë filluar nënshkrimin e këtij peticioni.