Rita Ora ndër më të dëgjuarat në iTunes

Pas paraqitjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy Awards, Rita Ora ka arritur edhe një sukses tjetër

Pas paraqitjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy Awards, Rita Ora ka arritur edhe një sukses tjetër.

Këngëtarja shqiptare është renditur si e treta në aplikacionin muzikor të iTunes.

Ajo është si e treta më e dëgjuara në klasifikimin e kategorisë së femrave.

“Sa bukur. Viti 2018 do të jetë i mrekullueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale të Instagramit.

Rita së fundi ka sjell këngën “For You”, së bashku me Liam Paynen, e cila është kolonë zanore e filmit ku do ta shohim edhe bukuroshen tonë, “Fifty Shades of Grey”.