Herolind Shala: Të gjithë të bashkuar, me qëllimin e njëjtë – ta dërgojmë Kosovën tonë në Evropian

Herolind Shala: Të gjithë të bashkuar, me qëllimin e njëjtë – ta dërgojmë Kosovën tonë në Evropian

Mesfushori Herolind Shala ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve dhe Kosovës para takimit vendimtar me Çekinë.

Kosova dhe Çekia do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka besim tek grupi i lojtarëve, edhe pse do të ketë shumë mungesa.

Njëri nga ta është edhe mesfushori Herolind Shala, i cili mungon shkaku i lëndimit, por ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve.

Shala ka bërë një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se të gjithë janë të bashkuar dhe kanë qëllimin e njëjtë – kualifikimin në Kampionatin Evropian.


“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë”.

“Të gjithë e kemi qëllimin e njëjtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet në stadiumin Doosan Arena të Plzenit me fillim nga ora 20:45.