Më në fund konfirmohet data dhe ora se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’ i parë për këtë sezon

Tashmë është caktuar data dhe koha se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’ i parë i këtij sezoni në La Liga të Spanjës

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, më 18 dhjetor të këtij viti do të zhvillohet ‘El Clasico’ i parë i këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madridit.

‘El Clasico’ i parë ishte caktuar që të zhvillohet më 26 tetor. Por, kjo datë u shtye për shkak të trazirave e protestave në Kataloni.

Pas kësaj situate, Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe më pas edhe klubet ishin pajtuar që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor.

Tani edhe La Liga e ka pranuar vendimin e Federatës dhe e ka zyrtarizuar datën e ‘El Clasicos’. Pra më 18 dhjetor, nga ora 20:00 në ‘Camp Nou’ zhvillohet kjo ndeshje.