Presidenti serb, Aleksandar Vucic pas fjalimit të mbajtur në seancën e 40’të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s në Paris, ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.
Ai tutje ka theksuar se Serbia në këtë organizatë gjithnjë do të ketë sukses sa i përket mbrojtjes së interesave të saj në të ardhmen.
‘Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO’n dhe nuk ekziston asnjë dozë frike se dikush mund të prishë renditjen në të cilin anëtarët e UNESCO’s janë vetëm vende të njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se jam i bindur që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO’s dhe se Serbia në këtë organizatë të rëndësishme gjithmonë të ketë sukses në mbrojtjen e interesave të saj në të ardhmen’, tha ai për gazetarët.
Kurse në fjalën e tij gjatë punimeve të konferencës, Vucic tha se trashëgimia serbe në Kosovë pavarësisht presioneve, i duhet mbrojtje.
‘Ende ka presione për t’ia dorëzuar trashëgiminë serbe në Kosovë dikujt tjetër, ajo ka nevojë për mbrojtje’, ka deklaruar ai.