• E mërkurë / Jul-08 23:49
  • Kontakt

Legjenda e futbollit: Juventus duhet të kuptojë zhgënjimet e Ronaldos

Ish mesfushori i Juventusit, Patrick Vieria, ka thënë se është e nevojshme të kuptohet reagimi i Cristiano Ronaldos në ‘Allianz Stadium’.


Portugezit nuk i pëlqeu aspak vendimi i Maurizio Sarrit për të zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë, duke ikur menjëherë në drejtim të zhveshtores, e pastaj duke e lëshuar stadiumin para përfundimit të ndeshjes.

“Kjo tregon se sa e vështirë është të jesh trajner. Ronaldo është një kategori tjetër, me Neymar dhe Messin janë ikonat kryesore të futbollit të sotëm”, ka deklaruar Vieira, përcjell lajmi.net.

“Është e rëndësishme ta kuptoni pse ai është i pakënaqur. Duket sikur ai po kalon një periudhë vërtet të vështirë. Kur një lojtar si ai ndalon së shënuari, zhgënjimi është padyshim i madh”.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë nuk jam i befasuar kur shoh Juventusin në vendin e parë”.