Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Malishevë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë, me datën 10.11.2019 në orën 02:15 ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vihen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
•S. K. m/sh/k 49 vjeçar
•F. P. m/sh/k 45 vjeçar
•K. H. m/sh/k 34 vjeçar

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen”, thuhet në njoftim.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

-një automjet të tipit Passat
-para në vlerë 377.76 euro
-50 denarë
-2 shalle të zinj
-2 kapela të zeza
-2 palë dorëza pune
-2 kaçavida
-6 mbushje të telefonit
-4 telefona

Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.