Aguero me rekord të zi në 11 paraqitje në Anfield – argjentinasit nuk po ia do në kështjellën e Liverpoolit

Manchester City në të dielën që shkoi është mposhtur 3-1 në kuadër të javës së 12-të ndaj Liverpoolit.

Citizens pësuan dy gola për vetëm 13 minuta lojë në Anfield Road, duke bërë që fati i ndeshjes të përcaktohet aty.

Liverpooli vazhdoi të thellonte epërsinë me anë të Sadio Manes në pjesën e dytë, derisa golin e vetëm për ta e shënoi Bernardo Silva.

Sergio Aguero njihet tashmë si njëri ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, por ndaj The Reds nuk është se ia thotë shumë.

Sulmuesi argjentinas për 11 ndeshje nuk ka arritur të shënojë në Anfield Road, e që po ashtu nuk ka marrë asnjë fitore.

Natyrisht se ky është një rekord i zi për argjentinasit që për disa vite ka qenë në mesin e golashënuesve më të mirë në ligën angleze.