Nënkryetari i AAK-së: Edi Rama po e ofendon Kosovën duke i ndihmuar Serbisë

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, është deklaruar kundër takimit të Ohrit i cili po mbahet sot në Maqedoninë e Veriut.

Nitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë po e ofendon Kosovën me ndihmën që po i bën Serbisë në projektin e mini shengenit ballkanik.

“Shengeni Ballkanik, është ide e kamotshme e Serbisë dhe roli i Edi Ramës në ketë nisme, është ofendimi i radhës që ai i bën Kosovës!”, ka shkruar Nitja në Facebook.

Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa pjesëmarrjen në këtë takim e ka refuzuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.