Ministri Fatmir Matoshi për komunën e Bujanocit dhuron 400 konteinerë

Ministri Fatmir Matoshi për komunën e Bujanocit dhuron 400 konteinerë

Ministri Fatmir Matoshi në mesë ditë  ka  arritur në Bujanoc,ku  po zhvillon takimin e parë me kryetarin Shaip Kamberi

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, Fatmir Matoshi po viziton Komunën e Bujanocit.

Ministri Matoshi fillimisht u pritë në takim nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Asamblesë komunale, Adnan Salihi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.

Pas takimit që u zhvillua në  kabinetin e kryetarit të komunës  së bujanocit  ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi, bënë pranin-dorëzimin e rreth 400 konteinerëve, donacion ky i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.