Daçiq citohet të ketë thënë se ai do të komentojë raportin Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për “punën e UNMIK-ut nga 16 maji deri më 15 shtator”, shkruan Danas.
Edhe pse ka pasur zëra se kjo seancë mund të shtyhet, Daçiq tha se kohët e fundit situata në Kosovë do të diskutohej më 31 tetor, përkundër përpjekjeve të Kosovës për ta shmangur.
“Ishte e qartë që seanca do të mbahet me 31 tetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe unë do të marr pjesë. Në fund të fundit, megjithatë, përfaqësuesit e Prishtinës informuan se do të merrnin pjesë”, tha ai.
Daçiq tha se: “anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të vetëdijshëm për situatën aktuale në Kosovë, incidente të shumta, aferën për helmimin e pretenduar, gënjeshtrat e mëdha që vijnë nga Prishtina”.
Duke komentuar mbi shtyerjen e seancës, Daçiq tha se ai nuk i kishte bërë thirrje Vlora Çitakut por përfaqësuesve të Kosovës.
“Shumë tregojnë se Anglia ka këmbngulur të mbajë takimin muajin tjetër. Por tani nuk ka asnjë lidhje”, tha Daçiq.
Shumica e shteteve të fuqishme të OKB-së në seancën e fundit kanë kërkuar që takimet për Kosovën të rrallohen ose të anulohen krejtësisht pasi nuk është e nevojshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres tha në raportin e tij të fundit se pauza në dialogun Kosovë – Serbi ka vonuar marrëveshjen përfundimtare.
Guterres ka përshëndetur kërkesen e vazhdueshme të SHBA-ve, Francës, Italisë, Gjermanisë, Anglisë për heqje të tarifave dhe vazhdim të dialogut.