Thaçi kërkon nga KQZ që të certifikojë zgjedhjet dhe t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja

Thaçi kërkon nga KQZ që të certifikojë zgjedhjet dhe t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, e ka njoftuar nga afër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për procesin zgjedhor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Në anën tjetër presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.