Ferdinand: Sterling është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në botë

Ferdinand: Sterling është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në botë

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Raheem Sterling është ndër pesë lojtarët më të mirë në botë tani.

24-vjeçari shënoi hat-trikun e tij të parë në Ligën e Kampionëve të martën në fitoren 5-1 të Manchester Cityt ndaj Atalanta.

Sterling gjithashtu ka shënuar edhe gjashtë gola në Ligën Premier këtë sezon dhe Ferinand beson se anglezi tani është ndër më të mirët në botë.

“Ne po themi shumë fjalë të shkëlqyera për të”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

“Ai është një lojtar i ri anglez që ka luajtur shumë ndeshje. Ai ende është duke u përmirësuar dhe duke shtuar më shumë cilësi në lojën e tij. Ai ka hundë sulmuesi për të hyrë në zona të caktuara”.

“Ai është njëri nga pesë lojtarët kryesorë në botë tani. Padyshim!”.

“Nuk më intereson kënd e përmendu ju. Efektin që ai ka, golat që ai shënon, është e pamundur ta mbani atë jashtë top pesë”, përfundoi anglezi.