Erdogan harron dokumentet e hapura gjatë takimit me Putinin – homologu rus ia bën me dije që t’i mbyll se po e filmonin kameramanët

Erdogan harron dokumentet e hapura gjatë takimit me Putinin – homologu rus ia bën me dije që t’i mbyll se po e filmonin kameramanët

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte përgatitur në detaje për takimin me presidentin rus Vladimir Putin, që është mbajtur në Soçi.

Dyshja kanë biseduar për strategjinë e përbashkët për zonën përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, ku edhe gjenden luftëtarët kurdë të YPG-së.

iç raportojnë mediat botërore, Erdogan pa dashje ka bërë një “gafë” duke hapur një dokument në të cilin gjendej harta e Sirisë.

E gjithë ndodhi para se kameramanët dhe gazetarët të largoheshin nga salla, ku dy liderët kishin diskutuar në katër sy.

Por, Putin vërejti që kameramanët po filmonin hartën pasi ishte ulur përballë dhe mundohej t’ia bënte me dije Erdoganit që ta mbyllë.

Kur lideri turk vërejti një gjë të tillë, menjëherë e ka mbuluar hartën, por megjithatë kameramanët kanë arritur ta kapin atë moment.