Refluksi Gastro-ezofageal,e vërteta,mjekimi shtëpiak -shkruan: Dr.med.Desaret Murati

Refluksi Gastro-ezofageal,e vërteta,mjekimi shtëpiak -shkruan: Dr.med.Desaret Murati

Refluksi Gastro-gastro ezofageal apo siq njihet në gjuhën e popullit,Urthi,është një simptomë,e kthimit të Acidi Klorhidrik,në fyt dhe gojë.Acidi Klorhidrik,është thartira që prodhohet nga lukthi,që ka funksion coptimin,shkrirjen e ushqimit në lukth.Është patologjia numër 1,e sëmundjeve të sistemit Gastro-Intestinal.Zakonishtë shfaqet te personat,që janë obezë,tek ata që janë konsumues të duhanit,kafesë,pijeve të gazuara,ushqimeve pikante,perdorimi i alkoholit etj.

Nëse nuk mjekohet,patologjia në fjalë,mundë të shkaktojnë efekte anësore si:Prishja e dhëmbëve,era e keqe nga goja dhe komplikacioni më serioz kanceri i ezofagut.  Mekanizmi apo Fiziologjia Patologjike e shfaqjes së refluksit gastro-ezofageal,sipas mjekësisë konvencionale,konsiston në prodhimin apo sekretimin e tepërt të thartirës nga lukthi.Kjo thartirë e tepërt më pas depërton mbi sfinkterin e poshtëm ezofagal,nëpër ezofag dhe deri në kavitetin e gojës.Shumica nga këta persona me këtë patologji,zakonisht,simptomatologjinë e tyre e trajtojnë me medikamente që zvoglojnë prodhimin e thartirës nga lukthi.Por e vërteta duket se nuk është kështu.

E vërteta e gjithë kësaj duket se është dimensionalisht e kundërt.Kjo shpjegohet me gjasat që sfinkteri i poshtëm ezofageal,që parandalon kthimin e thartirës nga lukthi në ezofag,rrin i mbyllur me kushtë që të ketë presion pozitiv në lukth.Presioni pozitiv i lukthit ulet,si pasojë e mungesës ose sasisë së ulët të acidit klorhidrik (thartirës) në lukth.  Për mjekimin e kësaj patologjie merreni një lugë gjelle uthull molle (preferohet prej mollave të egra) dhe treteni me 2 dl ujë të vakët,pijeni 2-3 herë pas ushqimit,për disa ditë,do ta vëreni se shenjat e urthit do të minimizohen,ose zhduken plotësishtë.

E gjithë kjo shpjegohet se uthulla eshtë acidike,e ngjashme me thartirën e lukthit,dhe kur pihet ajo rritë presionin pozitiv në lukth duke mbajtur sfinkterin e poshtëm ezofageal të mbyllur.Kujdes:Kjo metodë nuk preferohet tek pacientët që kanë ulçera (të thatë) në lukth,dhe duoden.  Mos përdorni sodë buke.Soda në vete përmban alumin,një metal i rrezikshëm për organizmin.Soda e bukës është alkaline,dhe mundë të shfaqë,alkalozë metabolike

 Shkruan: Dr.med.Desaret Murati Tetorë 2019