Pas gati katër viteve të humbura nga ky pushtet i kalbur, sot më në fund qytetarëve të Bashkësisë Lokale të fshatit Raincë, i'u bë e mundur hapja e objektit multifunksional, ku tanimë do të kenë mundësinë e qasjes në degën e bibliotekës, entit parashkollor, stacionit shëndetësor dhe shërbimit të ofiqarisë.
Urime dhe ta gëzojnë gjithë qytetarët e Bashkësisë lokale Raincë!
Turp dhe marre për maskarenjtë, që u krekosën sot pa fije turpi para banorëve të fshatit Raincë! - ka shkruar z.Ilir Sadriu në profilin e tij në facebook.