Vucic përgënjeshtron Haradinajn: Kurrë nuk na është ofruar ndarja e Kosovës si opsion

Vucic përgënjeshtron Haradinajn: Kurrë nuk na është ofruar ndarja e Kosovës si opsion

Ndonëse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të thotë se mbrojti Kosovën nga ndarja e saj, pasi ju është ofruar ndarja dhe shkëmbimi i territoreve, kjo po del të jetë ndryshe.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic po thotë se kurrë nuk ju është ofruar Serbisë si opsion ndarja e Kosovës.

Ai po thotë se ndërkombëtarët i kanë treguar qartë se Kosova është e pavarur dhe kjo nuk ndryshon madje asnjëherë.

“Për njerëzit është lehtë të thonë se ne jemi kundër ndarjes apo korrigjimit, por unë i pyes se kush na ka ofruar këtë opsion? për fat të keq askush kurrë nuk na ka ofruar sepse për ta (ndërkombëtarët) Kosova është e pavarur në tërësi dhe pikë”, tha Vucic.

Vucic ka porositur serbët që të mos të jenë shumë optimist rreth marrëveshjes me Kosovën, pasi ndërkombëtarët i kanë treguar qartë se Kosova është tani e pavarur.