Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Armando Sadiku ka vazhduar me formë të mirë në La Liga 2 me skuadrën e tij Malaga.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar një tjetër gol në futbollin spanjoll.

Malaga ka triumfuar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat të pastër 0-2, ndërsa goli i dytë në ndeshje u shënua nga elbasanasi.

Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi me kokë nga jashtë zonës, pas një gabimi të portierit vendas.

Për Sadikun ky ishte goli i tretë me fanellën e Malgas këtë edicion.

Në këtë takim luajti si titullar edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare ku pati paraqitje shumë të mirë.