Alves: Kjo është arsyeja e vërtetë e largimit të Neymar nga Barcelona

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka treguar arsyen e largimit të Neymar nga Barcelona.

25 vjeçari verën e kaluar, u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë duke u transferuar për 222 milionë euro te francezët e PSG-së.

Tash bashkëlojtari i Neymarit te PSG, ka treguar arsyet e largimit të bashkëvendësit të tij.

Sipas Alves, Neymar është larguar nga Barcelona, për të mos qenë gjithmonë hija e Messit.

“Unë mendoj se ai së bashku me Lionel Messin janë lojtarët më influencën më të madhe në botë”, deklaroi Alves kur u pyet nëse Neymar është gati për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.

“Ai kishte nevojë të dilte nga hija e Messit”.

“Të luash me dikë unik si Lionel Messi është gjëja më e pabesueshme që mund të ju ndodhë, por gjithmonë keni dyshime në mendjen tuaj nëse jeni vërtetë cilësor sa ai”