Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.
Mediat spanjolle shkruajnë se kreu i “Los Blancos” nuk ka ndërruar mendjen në lidhje me blerjen e brazilianit, përkundër insistimit të klubit francez se Neymar nuk është në shitje.
Madje, PSG ka theksuar se Neymar do të jetë “200 për qind” pjesë e ekipit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Por, Perez është i gatshëm edhe të pres, vetëm që në fund ta sjell në Santiago Bernabeu.