Komisioneri Evropian për Zhvillim dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk është përgjegjëse për dështimin e tyre rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas Hahnit thuhet se problemet e brendshme të BE-së kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi.
Komisionëri Hahn në postimin e tij në Twitter është shprehur i shqetësuar rreth këtij vendimi pasi që sipas tij kjo nuk e dëmton besueshmerinë vetëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.