Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptovalutës Libra

Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptovalutës Libra

Guvernator i Bankës së Anglisë, Mark Carney doli në mbrojtje të zgjedhjes së Facebookut për të krijuar valutën e saj.

Ai gjatë një paneli të takimit vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se sistemi aktual tradicional financiar ka nevojë për këtë teknologji.

Carney kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave vonesa në përpunimin e tyre.

Ai tha se problemi mund të zgjidhet në disa mënyra por tha se zgjidhjet janë një sfidë më vete.

Në muajin gusht të këtij viti, Carney kishte sugjeruar transformimin e sistemit botëror financiar duke zëvendësuar dollarin amerikan me një monedhë dixhitale të ngjashme me Libra.