Juan Mata është i lumtur në Manchester United dhe nuk është duke menduar që të largohet nga Djajtë e Kuq pavarësisht ardhjes së Alexis Sanchez.
Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës dhe është lidhur me një rikthim në Spanjë te Valencia.
Por, mediat britanike raportojnë se Jose Mourinho dhe Manchester United janë të kënaqur me 29 vjeçarin dhe do t’i ofrojnë një vit kontratë, deri më 2019.
Mata u transferua te Djajtë e kuq në janar të vitit 2013. Deri më tani ai ka bërë 172 paraqitje, duke realizuar 39 gola – 30 prej tyre në Premierligë.