Sipas njoftimit për media, ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK-së.
Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë.