SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të ndalë menjëherë ofensivën në Siri

SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të ndalë menjëherë ofensivën në Siri

shtria turke po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët kanë qenë aleatë të SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik..

Pence tha se presidenti Trump kishte qenë i ashpër me Erdoganin gjatë bisedës.

Nënpresidenti amerikan njoftoi se së shpejti do të udhëtojë në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar krizën, që ka shkaktuar ikjen e më shumë se 160.000 civilë nga shtëpitë e tyre.

“Shtetet e Bashkuara thjesht nuk do të tolerojnë më tej pushtimin e Turqisë në Siri. Ne po i bëjmë thirrje Turqisë, t’i japë fund dhunës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve”, u tha Pence gazetarëve, raporton Reuters.

Njoftimi për udhëtimin e nënpresidentit Pence erdhi disa orë pasi presidenti Trump tha se ai së shpejti do të lëshojë një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj zyrtarëve të Turqisë.

“Unë jam plotësisht i përgatitur të shkatërroj me shpejtësi ekonominë e Turqisë, nëse udhëheqësit turq vazhdojnë në këtë rrugë të rrezikshme dhe shkatërruese”,tha Trump.

Ofensiva turke filloi pasi forcat amerikane u tërhoqën nga rajoni.

Më herët gjatë ditës, forcat e qeverisë siriane filluan të vendosen në pozicionet në veri të vendit, pasi Damasku ra dakord të ndihmonte militantët kurdë përballë sulmit turk.