• E mërkurë / Nov-13 06:25
  • Kontakt

Mourinho zgjedh më të mirin e të gjitha kohërave, nuk është Messi as Ronaldo

Mourinho zgjedh më të mirin e të gjitha kohërave, nuk është Messi as Ronaldo

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk gjenden në vendin e parë në listën e më të madhi të të gjitha kohërave të Jose Mourinhos, me ish-sulmuesin brazilian Ronaldo që konsiderohet si më i miri që portugezi ka parë ndonjëherë.

Ish-trajneri i Interit, Real Madridit, Chelseat dhe Manchester Unitedit ka punuar me disa nga talentet më të mirë në botë në kohën e tij.

Sidoqoftë, është një lojtar që pa në fillet e hershme të karrierës së tij që bëri përshtypjen më të madhe.

Mourinho ka punuar si përkthyes për Bobby Robson gjatë kohës së anglezit në krye të Barcelonës, me Ronaldon që luante për klubin nga Camp Nou.

Një nga sulmuesit më të frikshëm që ka luajtur ndonjëherë luajti në një sezon të paharrueshëm në Kataluni, përpara se të vazhdonte shkëlqimin te Interi dhe Reali.

Mourinho e konsideron fituesin e dyfishtë të Kupës së Botës si më të madhin, madje edhe kur merret në konsideratë fituesit e pesëfishtë të Topit të Artë, Messi dhe Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë mbetur në krye çdo ditë për 15 vjet”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Megjithatë, nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon Nazarion”.

“Kur ishte në Barcelonë me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë të dilte në fushë”.

“Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme”.

“Në vitin 1997, Barcelona luajti kundër PSG-së në Roterdam dhe Ronaldo shënoi golin e fitores 1-0. Ishte mbresëlënës”, përfundoi portugezi.

Ronaldo shënoi plot 47 herë në vetëm 49 paraqitje për Barcelona atë sezon.