Euro 2020: Gjeorgjia i prish punë Irlandës – nuk ka fitues në Tbilisi

Nuk ka fitues në ndeshjen Gjeorgji – Irlandë.

Republika e Irlandës është ndalur me barazim në udhëtimin e saj në Tbilisi, në përballjen kundër Gjeorgjisë.

Kjo përballje u mbyll me shifrat e bardha 0:0, duke bërë që të dy skuadrat të dalin me vetëm nga një pikë.

Ky barazim nuk i shkon përshtati aspak kombëtares irlandeze, pasi i jep mundësinë Zvicrës që të rikuperojë dhe me ndeshjet e mbetura të përmbysë renditjen në tabelë.

Irlanda numëron 12 pikë nga gjashtë ndeshjet e luajtura, kurse Zvicra ka 8 pikë në pozitën e tretë, me 4 ndeshje të luajtura.

Kurse, për Gjeorgjinë, kjo është pika e pestë në gjashtë ndeshje të luajtura.