FFK publikon fotografi nga stërvitja e sotme, shihet afërsia mes Zhegrovës dhe Kolollit

FFK publikon fotografi nga stërvitja e sotme, shihet afërsia mes Zhegrovës dhe Kolollit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar fotografitë nga stërvitja e sotme (e shtunë) e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e rregullt në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Në shërbim të trajneri Bernard Challandes kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët gjatë daljes në fushën e gjelbër janë shoqëruar me duartrokitje të një grupi të fëmijëve, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur stërvitjen.

Trajneri zviceran ka preferuar orët e mesditës për ta kryer stërvitjen e radhës, në të cilën futbollistët krahas punës në aspektin fizik dhe disa skemave të lojës, u fokusuan edhe në harkime nga krahët si dhe ushtruan gjuajtjet standarde.

Atmosfera në ekip dukej shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët e presin me entuziazëm mbrëmjen e së hënës me bindje se do të arrijnë fitoren e radhës, e cila do t’i mbajë Dardanët në garë për kualifikim në Euro 2020.Ajo çfarë ra në sy nga fotografitë e publikuara të stërvitjes ishte afërsia mes dy futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Benjamin Kololli, të cilët dje (e premte) patën një keqkuptim mes vete.

fërsia e tyre tregon se dyshja e Kosovës kanë arritur paqen mes vete dhe keqkuptimi i tyre i përket të kaluarës.

Stërvitjen e fundit para ndeshjes, Kosova do ta zhvillojë të dielën në orën 18:00.