Vucic i dëshpëruar pas takimit me Grenell: Ata s’na japin asgjë, s’na ofrojnë asgjë

Vucic i dëshpëruar pas takimit me Grenell: Ata s’na japin asgjë, s’na ofrojnë asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk foli as dje e sot kishte folur këshilltarja e tij se ai ishte tronditur nga çka kishte dëgjuar nga Grenell, e detajet si kishte biseduar as me stafin e tij.

I pyetur nga gazetarët nëse Grenell ishte i mendimit që të shfuqizohet taksa dhe që Serbia të jepte diçka në këmbim të një vendimi të tillë, Vucic ka thënë se askush nuk ka ofruar asgjë dhe që Serbia nuk do të marrë asgjë.

“Askush nuk ka ofruar as ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, ka thënë Vucic, shkruajnë mediat serbe të ju ketë thënë gazetarëve.

Tutje ai ka thënë se të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, dëshirojnë që ta shohin “Serbinë pa Kosovën”.

“Ne kemi diçka në imagjinatë dhe kemi nevojë të marrim diçka, por askush nuk do të na ofrojë asgjë, mbajeni në mend këtë”, ka shtuar tutje Vucic.

Ndërkohë ka thënë se për të folur në mënyrë të plotë rreth takimit me Richard Grenell, do të dalë pasi të ketë menduar mirë rreth atyre që janë diskutuar dhe kur të reflektojë nga një takim i tillë.

“Vetëm atëherë do të dalë në publik’, ka thënë Vucic.

Për bisedën me Grenell Vuçiq ka thënë se ka qenë një bisedë serioze dhe e hapur.

“Biseda ishte serioze, e hapur dhe e përgjegjshme dhe kjo është gjithçka që mund të them”

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, ka dhënë detaje rreth takimit që Aleksandar Vucic ka pasur me emisarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ajo ka thënë se një takim i tillë ka qenë jashtëzakonisht sfidues, megjithatë ka thënë se nuk mund të lëshohet në detaje, rreth asaj që është biseduar

Vasiljevic ka thënë se në dhjetë minutat e parë në takim kanë qenë kokë më kokë, vetëm Vucic dhe Grenell, dhe më pas në takim është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Marko Djuric.

Vasiljevic ka thënë se ajo që ka qenë e pazakontë nga takimi me emisarin e Trumpit, është që Vucic ka mbajtur shënime edhe për vetën e tij, gjë që sipas saj nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

“Çfarë ishte e pazakontë, ishte që presidenti po mbante shënime edhe për vetën e tij për herë të parë. Bisedimet duket se ishin jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë ajo.

Përveç tjerash Vasiljevic ka thënë se pas takimit me Grenell ka qenë në një humor jashtëzakonisht të keq, sa që nuk ka folur me asnjë prej stafit për disa minuta.

Këshilltarja e Vucic ka thënë se edhe më parë  ka ndodhur që takimet rreth çështjes së Kosovës të jenë të vështira, megjithatë thotë se asnjëherë në atë nivel të vështirësisë sa që presidenti të mos flasë me asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij.

Tutje, Vasiljevic ka thënë se Vucic i janë dashur disa minuta që të mendoj e ta marrë veten, dhe të zbërthejë gjithë atë që e ka dëgjuar nga Grenell.

Më pas nga zyra e Vucicit, pas takimit me Grenell është lëshuar një komunikatë në të cilën thuhej se Vucic i ka thënë emisarit të Trumpit se një kompromis që do të jetë në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit, mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë.

Në këtë njoftim është cituar Grenell i cili ka thënë se dy palët” duhet të bashkëpunojnë shpejtë dhe ngushtë, duke shikuar drejt të ardhmes”.