Sipas ‘The Sun’, Manchester United janë të vendosur të largojnë Ole Gunnar Solskjaer nëse pëson humbje nga Norwich City në fund të muajit tetor, përcjell lajmi.net.
‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Premierligë, ndërsa të dielën janë mposhtur nga Newcastle United në udhëtim.
Ata renditen në vendin e 12-të në Premierligë, duke rrezikuar seriozisht edhe kualifikimin për Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Manchester United takohet me Liverpoolin dhe Norwichin, dhe kjo përballja e dytë do të jetë vendimtare për të ardhmen e norvegjezit në ‘Old Trafford’.