ZYRTARE: Bastian Schweinsteiger pensionohet nga futbolli

Bastian Schweinsteiger ka vendosur të pensionohet nga futbolli

Një tjetër legjendë e futbollit ka vendosur t’i jap fund karrierës futbollistike.

Ish mesfushori i Bayern Munich, Manchester United dhe së fundi Chicago Fire, ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Gjermanisë.

“Bastian Schweinsteriger do të përfundojë karrierën aktive në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vlen të ceket se vitet më të mira të karrierës ish reprezentuesi gjerman i ka pasur te Bayern Munich, duke regjistruar 342 paraqitje, dhe duke shënuar 45 gola.