Vëllau i kryetarit të Kamenicës merr më shumë vota se Ramush Haradinaj

Vëllau i kryetarit të Kamenicës merr më shumë vota se Ramush Haradinaj

Qëndron Kastrati është kryetari i Kamenicës i cili vjen nga radhët e PSD’së. Ndërsa vëllai i tij Gëzoni ka qenë duke garuar për deputet, ku ka marrë më shumë vota se Ramush Haradinaj.

Gëzon Kastrati ka qenë pjesë e listës AAK-PSD dhe në qytetin ku udhëheqë vëllai i tij ai ka marrë 1321 vota gati 100 vota më shumë se prijësi i kësaj liste, Ramush Haradinaj i cili ka 1258.

Në listën e bërë publike shihet se në Kamencië, Kastrati është kandidati më i votuar nga koalicioni AAK-PSD.

Pas Kastratit dhe Haradinaj, vijnë Faton Jakupi me 1808 vota, Rexhep Kadriu 675 vota, Ahmet Isugi 547 vota dhe Lah Myrtaj 361.